Behrami reagon për situatën e fermerëve të qumështit: Pasojat po i paguajnë fermerët - NACIONALE

Behrami reagon për situatën e fermerëve të qumështit: Pasojat po i paguajnë fermerët

3 orë më parë

nga NACIONALE

Artan Behrami ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Fermerët Kosovarë të Qumështit lidhur me mosrifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët dhe vonesën në publikimin e rezultateve të mostrave të marra nga Qumështorja VITA për muajt prill dhe maj 2026.

Në reagimin e tij, Behrami ka përmendur rastin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tafë Çeku, duke thënë se ai është detyruar ta derdhë qumështin që prodhon çdo ditë.

“Sot, ish-ushtari i UÇK-së, Tafë Çeku, detyrohet ta derdhë në lumë qumështin që e prodhon çdo ditë me mund e sakrificë.
Një pamje e rëndë që tregon se kur goditen bizneset, pasojat i paguajnë fermerët,” ka thënë Behrami.

Reagimi vjen në kohën kur Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë kërkuar publikisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë që të bëhen publike rezultatet e mostrave të marra nga Qumështorja VITA për muajt prill dhe maj 2026.

Në reagimin e tyre, fermerët kanë thënë se në konferencën për media të AUV-së “nuk u tha asgjë e re”, ndërsa kanë theksuar se janë ende në pritje të rifillimit të grumbullimit të qumështit të freskët.

Ata kanë ngritur shqetësime për vonesën në publikimin e rezultateve dhe kanë pyetur për hezitimin e institucioneve për t’i bërë ato publike.

Fermerët kanë paralajmëruar se, nëse grumbullimi i qumështit nuk rifillon, situata mund të pasohet me protesta në Prishtinë.

“Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishtine,” thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme