Behrami: Kur qeveria kritikohet, Kurti e çon Sveçlën në veri për t'i ndërruar 2-3 tabela
Analsti Artan Behrami ka akuzuar kryeministrin Kurti se po e shpërndan vëmendjen e publikut nga çështjet thelbësore, duke krijuar një atmosferë populiste.
Më tej Behrami shtoi se kryeministri Kurti po përfiton nga ky populizëm për të fshehur çështjet e tjera të rëndësishme.
“E ke një kryeministër, kur PDK e ka një prezentim tepër të mirë në Kuvend për kontrata njëburimore, ku njerëzit pajtohen me ju dhe të nesërmen e çon Sveçlën në veri dhe i ndërron 2-3 tabela dhe u kry. Pra i shfrytëzon temat populiste për mi mbulu temat e tjera”, u shpreh ai”, tha Behrami në "Pressing".