Behrami me aludime të çuditshme, thotë se Kurti dhe Osmani po i ndajnë paratë nga Serbia me Berishajn - NACIONALE

Behrami me aludime të çuditshme, thotë se Kurti dhe Osmani po i ndajnë paratë nga Serbia me Berishajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Artan Behrami ka thënë se moskoordinimi më SHBA-në e ka dezintergoi veriun e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani janë të koordinuar vetëm më ambasadorin Martin Berishaj, që sipas tij bëjnë ndarjen e fondeve nga Serbia.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të koordinuar vetëm me Martin Berishajn në ndarjen e fondeve nga Serbia”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, Kosova është dezintegruar nga perspektiva evropiane dhe sistemi ndërkombëtar si pasojë e moskoordinimit me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Sipas analistit Behrami, moskoordinimi me Shqipërinë e dezintegroi Kosovën në hemsiferën shqiptare.

Lajme të ngjashme