Behrami: Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë që i nevojitet - NACIONALE

Behrami: Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë që i nevojitet

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar për gjendjen në sektorin energjetik.

Ai ka thënë se, pas daljes jashtë funksionit të blloqeve B1, A3 dhe A5, Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë që i nevojitet.

“Rezultati? Më pak prodhim vendor, më shumë varësi nga importi”, ka shkruar Behrami.

Sipas tij, situata favorizon importin e energjisë elektrike dhe rrit përfitimet e importuesve.

Lajme të ngjashme