Behrami: Ka kryeministër të shantazhuar nga Serbia përmes Martin Berishës, ska njohje as bashkim kombëtar - NACIONALE

Behrami: Ka kryeministër të shantazhuar nga Serbia përmes Martin Berishës, ska njohje as bashkim kombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Artan Behrami ka ironozuar edhe njëhere me videon e Levizjës Vetëvendosje duke përmendur fjalën “Çka ka, çka s’ka”.

Behrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aktualisht ka një kryeministër i cili është i mbështetur për muri, kryeministër i shantazhuar nga Serbia përmes Martin Berishës, i izoluar nga SHBA-ja, një kryeministër që do të jetë i detyruar ta pranojë Zajednicën si dhe një kryeministër që është në hasmëri me krejt botën.

Ndërkohë në të njëjtin postim ai thotë se nuk ka njohje, s’ka shtrirje të sovranitetit dhe të ligjshmërisë në veri të Kosovës, nuk ka bashkim kombëtar si dhe nuk ka antarësim në organizata ndërkombëtare.

Ç’ka do të ketë. Një kryeministër rrenc, mashtrues, frikacak, i dorëzuar që shpëtimin mundohet ta gjëjë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen gjatë këtij viti”, ka shkruar Behrami.

Lajme të ngjashme