Behrami: Jemi në krizën kushtetuese më të thellë në histori të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë me dije se Kosova gjendet në një krizë për shkak të liderit të VV-së, Albin Kurti.
Në një prononcim për media, para ndërtesës së Qeverisë ku kjo parti po e mban protestën, ai ka thënë se ndërtesa qeverisë është uzurpuar.
“Edhe sot bashkë me kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës dhe asamblistë kemi ardhur për të dalë sërish para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për të përçuar mesazhin te qytetarët e Kosovës se kjo ndërtesë e qeverisë është uzurpuar, është okupuar nga një deputet i cili që nga viti 2025 e mban Kosovën peng, e mban Kosovën në kriza të vazhdueshme dhe kriza është e shumefishtë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Jemi në një krizë kushtetuese më të thellën që nga historia e Kosovës, jemi në një krizë politike më të thellën që nga paslufta në Republikën e Kosovës, jemi në një krizë ekonomike, në një krizë edhe me aleatët tanë.Qeveria e Kosovës e ka pasur një buxhet prej 4 miliardë euro. Sot jemi në shtator. Ku janë këto para? Ku kanë shkuar këto para? Pra nuk kemi asnjë projekt, nuk kemi asnjë projekt në shëndetësi, asnjë projekt në infrastrukturë, asnjë projekt në fushën e arsimit dhe jemi në një kolaps total”, ka shkruar ai.