Behrami: Akuzuesit e Ramës për lidhje me Sorosin po mbështesin sot fushatën e tij kundër kryeministrit shqiptar - NACIONALE

Behrami: Akuzuesit e Ramës për lidhje me Sorosin po mbështesin sot fushatën e tij kundër kryeministrit shqiptar

5 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet dhe protestat në Shqipëri.

Sipas Behramit, një pjesë e atyre që dikur e akuzonin Ramën për lidhje me George Soros, sot po shfaqen në sheshet e Tiranës duke mbështetur, sipas tij, një "fushatë hakmarrëse" të Sorosit kundër kryeministrit shqiptar.

“Krejt ata që dikur e akuzuan Ramën për lidhje me Soros, po i shoh në shesh të Tiranës, duke mbështetur fushatën hakmarrëse të Soros kundër Ramës!

E hakmarrja, fatkeqësisht dhe tradicionalisht, është derivati më i zjarrtë që ndez irracionalitetin e shqiptarëve, duke e krijuar afektin kolektiv.

Një gjendje irracionale, ku lehtësisht bëhemi vegla të fuqive të mëdha që Tiranën e keqpërdorin si terren për t’u konfliktuar”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme