Behrami akuzon Dhomat e Specializuara për përdorim të narrativave serbe - NACIONALE

Behrami akuzon Dhomat e Specializuara për përdorim të narrativave serbe

16 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar Dhomat e Specializuara se procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së e kanë bazuar pjesërisht në materiale që, sipas tij, burojnë nga Serbia.

“Gjykata po synon të zbehë përgjegjësinë e Serbisë për krimet e saj”, deklaroi Behrami.

Ai kritikoi përdorimin e burimeve serbe në proces, duke thënë se ato nuk mund të shërbejnë si bazë për drejtësi, ndërsa akuzoi Beogradin për vazhdim të narrativave kundër Kosovës.

Lajme të ngjashme