Behgjet Pacolli pjesë e inaugurimit të presidentit ku u lënduan së paku 60 veta - NACIONALE

Behgjet Pacolli pjesë e inaugurimit të presidentit ku u lënduan së paku 60 veta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presideti i Kosovës dhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kenyas, William Smoei Ruto.

Por, në këtë inaugurim, u lënduan së paku 60 veta, pasi një turmë e madhe hynë me forcë në stadiumin e mbushur plotë.

Sipas agjencisë së lajmeve, AP Neës, njerëzit u përpoqën të shmangnin forcat e sigurisë me shkopinj.

Sipas raportimeve një gardh i madh ra mbi të pranishmit, kjo pasi njerëzit që hynë me forcë e shtynë atë.

Ndryshe, Ëilliam Ruto u betua si president i Kenias, të martën pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit në demokracinë më të qëndrueshme të Afrikës Lindore.

55-vjeçari Ruto kishte qenë zëvendës i presidentit në largim, Uhuru Kenyatta, por pas një mosmarrëveshje, të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin për disa muaj.

Sot, kur Kenyatta ia dorëzoi pushtetin Rutos, ata i shtrënguan duart me njër-tjetrin, kjo i pëlqeu publikut shumë, sa që filluan të brohoriturat në stadium.

Lajme të ngjashme