Bëhen llom duke u rrahur gjashtë veta, dy përfundojnë në spital e katër në paraburgim - NACIONALE

Bëhen llom duke u rrahur gjashtë veta, dy përfundojnë në spital e katër në paraburgim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje në grup.

Gjashtë persona dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrahje.

Dy prej tyreve u është ofruar tretman mjekësor.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Prishtinë,03.10.2024-17:04. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ku njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shkop druri. Me vendim të prokurorit kujdestar katër prej të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt” – ka shkruar PK-ja.

Lajme të ngjashme