Begaj pret në takim presidentin e Sllovakisë: Shpresojmë në mbështetje për Kosovën
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në Tiranë.
Begaj ka theksuar se ata kanë biseduar edhe për Kosovën.
“Një temë tjetër e bisedimit tonë kishte të bënte me Kosovën. Shqipëria vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit rajonal, dhe e mbështet parezervë rrugëtimin e shtetit të ri, Kosovës. Për ne Kosova është një demokraci e qëndrueshme dhe një faktor stabiliteti i rëndësishëm.”
“E falënderova Z. Pellegrini që Sllovakia e ka njohur pasaportën e Kosovës nga viti 2012. Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, për mundësinë e rishikimit të qëndrimit me Republikën e Kosovës”, ka thënë Begaj.