Begaj për sulmin në Banjskë: Mbështetja e BE-së për dënimin e nxitësve dhe autorëve është e domosdoshme - NACIONALE

Begaj për sulmin në Banjskë: Mbështetja e BE-së për dënimin e nxitësve dhe autorëve është e domosdoshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë fjalimit në pritjen me përfaqësuesit e trupit diplomatik në vendit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur ndër të tjera për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Begaj deklaroi se "mbështetja e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për kryerjen e hetimeve të thelluara për identifikimin dhe dënimin e nxitësve dhe të autorëve është e domosdoshme."

“Edhe rajoni ynë nuk ka qenë imun ndaj kërcënimit prej krizave reale. Akti terrorist i shtatorit 2023 në Banjskë dhe ngjarje të tjera të ndodhura në Kosovë janë shenja të një status-quo-je të brishtë dhe të një situate që mund të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe Evropën. Fatmirësisht, nuk pati përshkallëzime”. - tha ai.

“Mbështetja e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për kryerjen e hetimeve të thelluara për identifikimin dhe dënimin e nxitësve dhe të autorëve është e domosdoshme. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një çështje sigurie për rajonin dhe Evropën”. - deklaroi më tej Begaj.

Lajme të ngjashme