Begaj në takim me Von Der Leyen, kërkon ndëshkimin e sulmit serb në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit, u bisedua për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Gjithashtu, Top Channel raporton se Presidenti Begaj ka bërë një thirrje për ndëshkimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Kosovës.