Befason Pal Lekaj, i ndez dritat e bredhit të Vitit të Ri midis nëntori: Festat e fundivitit po afrohen! - NACIONALE

Befason Pal Lekaj, i ndez dritat e bredhit të Vitit të Ri midis nëntori: Festat e fundivitit po afrohen!

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë një postim të "çuditshëm". Jo aq për atë çfarë shkroi, sa për fotografinë që e publikoi në profilin e tij në Facebook.

Në “selfien” e postuar, z.Lekaj shihet teksa pozon pran nnjë bredhi, që zakonisht rregullohet e ndizet për festat e fundivitit. Madje në kulturën popullore, bredhi njihet si bredhi i fundvitit apo bredhi i vitit të ri.

Por, Lekaj tashmë e ka ndezur dritat e bredhit. Pra 19 nëntori është data që deputeti Pal Lekaj, dhe me shumë siguri Pali është i vetmi qytetar në Kosovë, vendosi të ndez dritat e bredhit të vitit të ri.

Festat e fundvitit po afrohen!” – është mbishkrimi që Lekaj zgjodhi të shkruajë, e që më shumë duket si një kumt i hershëm për fillimin e sezonit të festave të fundvitit.

Ai nuk ka treguar pse vendosi që saktësisht më 19 nëntor të ndriçojë bredhin e tij. Ky mosdeklarim na lë në terr informativ për arsyet prapa ndriçimit të Palit, na falni, të bredhit.

Ndoshta emri që deputeti Lekaj e mban, pra Pal, e ka bërë atë të ndez dritar e bredhit, që po ashtu simbolizojnë ardhjen e Krishtlindjes, festës më të madhe të të krishterëve. Palët janë të devotshëm, ashtu siç ishte edhe vetë Shën Pali. Sidoqoftë Nacionale i uroj Pal Lekajt që nga tani festat e fundvitit.

Lajme të ngjashme