Befason Haxhi Avdyli: Krahasimi i Pecit me Krasniqin, sikur Barcelona me Ramiz Sadikun - NACIONALE

Befason Haxhi Avdyli: Krahasimi i Pecit me Krasniqin, sikur Barcelona me Ramiz Sadikun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka befasuar me një krahasim.

Ai duke folur për punën e ministrit Faton Peci në Ministrinë e Bujqësisë, ka folur për kohën sa ky dikaster udhëheqej prej Memli Krasniqit.

Sipas Avdylit, krahasimi i Pecit me Memli Krasniqin, është sikur ta krahasosh Barcelonën me Ramiz Sadikun.

“Memli Krasniqi ka qenë ministër i dështuar, në kohën e tij është instaluar korrupsioni në bujqësi. Këta janë ata njerëz që kanë keqpërdorë me subvencione dhe shumë gjëra tjera. Të krahasohet Faton Peci me Memli Krasniqin është si ta krahasojmë Barcelonën me Ramiz Sadikun” – deklaroi deputeti Avdyli në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme