Befasohet Zvicra, mposhtet nga Gana
Kombëtarja e Zvicrës ka pësuar humbje në miqësoren e parë dhe të vetme para Kupës së Botës, atë ndaj Ganës.
"Helevikët" pësuan humbje me rezultat 2:0, edhe pse ishin më të mirë në posedim, mirëpo nuk kishin as edhe një goditje në portë.
Një gol i bukur i mbrojtësit Mohammed Salisu kaloi Ganën në epërsi (70'), derisa vetëm katër minuta më vonë sulmuesi Antoine Semenyo vulosi fitoren (74').
Kujtojmë, se Zvicra është në një grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin, derisa Gana me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë Jugore.