Bedri Hazma realizon edhe një premtim: Nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizoj - NACIONALE

Bedri Hazma realizon edhe një premtim: Nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizoj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka realizuar sot edhe një premtim të tij.

Ai sot ka nisur edhe një çerdhe të re në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky ishte një premtim i tij për qytetarët e Mitrovicës.

Ai ka bërë me dije asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizojë!

“Një çerdhe e re në rrugën “Mbretëresha Teutë”, investim komplet i Komunës së Mitrovicës, nisi sot. Kujdesi i duhur ndaj fëmijëve në periudhën e fëmijërisë së hershme, para uljes së tyre në bankat shkollore, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Me rritjen e këtij kujdesi në institucionet publike, ne krijojmë mundësi që nënat e reja të përfshihen më shpejt në tregun e punës. Edhe premtimi im për çerdhet, sikur çdo premtim tjetër, po jetësohet. Unë nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizojë!”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme