Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi - NACIONALE

Hamza: Qytetarët janë lodhur, por besojnë te ndryshimi

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë javëve të fundit ka udhëtuar nëpër gjithë Kosovën, duke takuar qytetarë të profesioneve, moshave dhe profileve të ndryshme shoqërore.

Në paraqitjen e tij, Hamza e vendosi theksin te shqetësimet që, sipas tij, qytetarët ia kanë përcjellë gjatë takimeve në terren. Ai tha se në këto biseda ka vërejtur lodhje dhe zhgënjim, por njëkohësisht edhe pritje për ndryshim politik e institucional.

“Kemi takuar punëtorë, mjekë, mësues, pensionistë, bujq, ndërmarrës, studentë, të rinj, gra e burra që çdo ditë e mbajnë këtë vend në këmbë. Kam dëgjuar shqetësimet e tyre. Kam parë lodhjen e tyre

Kam ndjerë zhgënjimin e tyre. Por mbi të gjitha, kam parë diçka shumë më të rëndësishme. Kam parë shpresë se Kosova mund të ndryshojë. Dhe sonte, nga ky shesh, dua t’i them secilit qytetar të Kosovës. Shpresa juaj është e drejtë. Ndryshimi është i mundur. Dhe ndryshimi fillon me votën tuaj”, tha Hamza.

Lajme të ngjashme