Bedri Hamza priti në selinë e PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë - NACIONALE

Bedri Hamza priti në selinë e PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë qendrore të PDK-së ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

Gjatë takimit, Hamza dhe ambasadorja Ziv diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Kryetari i PDK-së e falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme që Izraeli i ka dhënë Kosovës, duke vlerësuar njëkohësisht angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Hamza theksoi se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare, të cilat kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme