Bedri Hamza njofton për takimin me Sorensen: Diskutuam për nevojën e institucioneve të reja
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se është takuar me emisarin e dialogut, Peter Sorensen.
Njoftimi:
Sot e prita të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Ne diskutuam për nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, stabilitetin institucional dhe rëndësinë e rikthimit të Kosovës në agjendën e integrimit evropian.
PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes dhe stabilitet rajonal.