BE: Statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet përmes Asociacionit
Bashkimi Evropian ka thënë se mbështesin vetëm një strukturë të vetme institucionale dhe administrative, sipas kornizës ligjore të Kosovës dhe marrëveshjeve të kaluara në kuadër të dialogut me Serbinë, në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka shtuar më tej se çështja e institucioneve që mbështeten nga Serbia duhet të zgjidhen përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut janë plotësisht të harmonizuara me parimin e një strukturës të vetme institucionale dhe administrative, dhe ato ndjekin kornizën ligjore dhe institucionale të Kosovës, siç konfirmohet nga konkluzionet e Këshillit Evropian”, tha Stano.
Sipas REL, Stano ka bërë të ditur se statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në kuadër të dialogut