BE reagon pas emërmit të Rashiqit si ministër: është kundër Kushtetutës - NACIONALE

BE reagon pas emërmit të Rashiqit si ministër: është kundër Kushtetutës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ka thënë se emërimi i Nenad Rashiq në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Këto deklarata, siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë, Stano i ka bërë në një konferencë për media, derisa mes tjerash, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, të përmbahet nga deklaratat nxitëse.

“Ne si komunitet i 27 vendeve presim nga të gjithë partnerët që të sillen në mënyrë evropiane, e kjo përfshin edhe Serbinë edhe Kosovën. Kjo nënkupton përmbajtje nga deklaratat nxitëse”, ka thënë Stano, kur u pyet për deklaratat e Vuçiqit, i cili e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti "një mbeturinë terroriste”.

Sa i përket emërimit të Rashiqit si ministër në Qeverinë e Kosovës, Stano tha se “sipas vlerësimeve preliminare, emërimi i tij nuk ka qenë në përputhje me kushtetutën”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha emërimet e ministrave të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. U bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të sigurojnë respektimin e kushtetutës. Sipas leximit tonë preliminar, ky emërim nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme