BE pezullon marrëveshjen e vizave me Rusinë - NACIONALE

BE pezullon marrëveshjen e vizave me Rusinë

1 muaj më parë

nga Miranda Shala

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord për të pezulluar plotësisht një marrëveshje për lehtësimin e vizave me Rusinë, duke e bërë më të vështirë dhe më të kushtueshëm hyrjen e qytetarëve rusë në bllok.

Duke folur në një konferencë shtypi në Pragë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borell tha se:

“Ne ramë dakord për pezullimin e plotë të marrëveshjes Bashkimi Evropian-Rusi për lehtësimin e vizave.”

Ai shtoi se, “kjo do të zvogëlojë ndjeshëm numrin e vizave të reja të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së.”

Pezullimi i marrëveshjes për lehtësimin e vizave do të thotë se qytetarët rusë që aplikojnë për viza të BE-së do ta kenë më të kushtueshëm procesin dhe do t’u marrë më shumë kohë.

Megjithatë, njoftimi i sotëm nuk do të thotë një ndalim i plotë i vizave të udhëtimit për rusët që kërkonin shtetet lindore të BE-së dhe vendet nordike.

Lajme të ngjashme