BE-ja reagon pasi Serbia ktheu prapa Besnik Bislimin: Palët të zgjidhin mosmarrëveshjet - NACIONALE

BE-ja reagon pasi Serbia ktheu prapa Besnik Bislimin: Palët të zgjidhin mosmarrëveshjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët e Bashkimit Evropian porosisin se vizitat zyrtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve, dhe se ato, nuk duhet të politizohen, shkruan RTK.

Këto deklarime vijnë pasi policia e Serbisë, ia pamundësoi Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, që të vizitojë Beogradin, për të marrë pjesë në dy konferenca, duke u thirrur në aspektin e sigurisë.

Në këtë rrafsh, Peter Stano zëdhënës i Bashkimit Evropian, nënvizoi se kërkohet nga të dyja palët, që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptimet e tilla në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Zyrtareve Ndërlidhëse.

“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet që janë në pritje, përfshirë këtu edhe vizitat zyrtare”, ka nënvizuar Stano.

Lajme të ngjashme