BE-ja në Kosovë për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Prioritet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Bashkimi Evropian në Kosovë ka mirëpritur emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, pas më shumë se katër vitesh ushtrimi të kësaj detyre në mënyrë të përkohshme.
Në një reagim publik, BE-ja ka theksuar se para kryeprokurorit të ri, z. Gashi, qëndron një mandat i rëndësishëm që synon forcimin e integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial.
Sipas BE-së, ndër prioritetet kryesore të këtij mandati duhet të jenë lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe rritja e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit vjen pas një periudhe të gjatë kur kjo pozitë ishte mbajtur nga ushtrues detyre.