BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike - NACIONALE

BE-ja ndihmon me 80 milionë euro Shqipërinë për të përballuar krizën energjetike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se janë ndarë 80 milionë euro për Shqipërin në përballimin e krizës energjetike.

Von der Leyen është shprehur se edhe Shqipëria është përfituese e një pako mbështetëse financiare të BE-së.

“Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”, tha von der Leyen.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kjo ndihmë është një shifër e konsiderueshme.

“80 milion euro nuk janë pak janë një shifër e konsiderueshme. Janë 1/6 e shpenzimit deri në fund të vitit 460 milion euro. Një shumë marramendëse për buxhetin tonë por ka ndihmuar për inflacionin. Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon. Kjo se kemi një mbrojë për energjinë. Sikur të preknin çmimin e energjisë kjo do të reflektonte në çmimet e produkteve të tjera”, u shpreh Edi Rama.

Lajme të ngjashme