BE-ja e mohon ‘‘korizën e re’’ të dialogut: Kurrë s’kemi parë diçka të tillë - NACIONALE

BE-ja e mohon ‘‘korizën e re’’ të dialogut: Kurrë s’kemi parë diçka të tillë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Brukseli zyrtar ka mohuar ekzistencën e dokumentit e publikuar në mediumin “Albanian Post” që u quajt si kornizë e re për dialogun.

Zëdhënësi për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë të BE-së, Peter Stano ka thënë se ajo që është publikuar, nuk është e vërtetë.

Zakonisht, ne nuk komentojmë dokumente që publikohen në media të supozuara si të BE-së. S’e komentojmë as autenticitetin e as përmbajtjen, por në këtë rast, ajo që është publikuar nuk është e vërtetë. Kurrë s’e kemi parë një dokument të tillë më herët dhe nuk ka rrjedhur nga ekipi i BE-së për dialogun”, ka thënë Stano për Prishtina Insight.

Ditë më parë, edhe Gjermania e ka demantuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiqit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

Vërtetësia e këtij dokumenti është mohuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

Lajme të ngjashme