BE i bën thirrje Liz Truss që t'i përmbahet marrëveshjes së Brexit - NACIONALE

BE i bën thirrje Liz Truss që t'i përmbahet marrëveshjes së Brexit

3 javë më parë

nga Miranda Shala

BE-ja i ka kërkuar Liz Truss-it të respektojë marrëveshjen e Brexit-it, pasi i bëri thirrje kryeministres së re britanike që të shohë më gjerësisht marrëdhëniet e Britanisë me Evropën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pritet të flasë me Truss në ditët në vijim, ka postuar urimet e saj në Twitter, duke iu referuar sfidave të përbashkëta, nisur nga ndryshimet klimatike deri te pushtimi rus i Ukrainës.

Von der Leyen ka shkruar: “Unë pres një marrëdhënie konstruktive, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona”.

Ndërsa, Maros Sefcovich, zyrtari më i lartë i BE-së i ngarkuar për marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, tha se një marrëdhënie pozitive ishte e një rëndësie të madhe strategjike.

“Jam gati të punoj intensivisht dhe në mënyrë konstruktive me bashkëbiseduesen time të re në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur një partneritet të tillë, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona”.

Lajme të ngjashme