BE dënon tentativën e Putinit për kapjen e centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s - NACIONALE

BE dënon tentativën e Putinit për kapjen e centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha të shtunën se, Bashkimi Evropian "dënon në termat më të ashpër të mundshëm tentativën e konfiskimit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia nga Rusia dhe aneksimin e deklaruar të katër rajoneve të Ukrainës”.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret që e vendos fabrikën nën kontrollin e shtetit rus dhe ndryshon kushtetutën e vendit duke pranuar rajone të reja në Rusi.

“BE-ja, nuk e njeh dhe dënon fuqishëm aneksimin e paligjshëm të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës. Rrjedhimisht, dekreti për sekuestrimin e ZNPP është i paligjshëm dhe ligjërisht i pavlefshëm", tha Borrell në një deklaratë.

Borrell i kërkoi Rusisë "të tërheqë plotësisht forcat dhe pajisjet e saj ushtarake dhe t'i dorëzojë kontrollin e NPP-së pronarit të saj të ligjshëm, Ukrainës".

Lajme të ngjashme