BBC-ja i kërkon falje Trumpit për redaktimin e fjalimit, por refuzon t’i paguajë dëmshpërblim - NACIONALE

BBC-ja i kërkon falje Trumpit për redaktimin e fjalimit, por refuzon t’i paguajë dëmshpërblim

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Televizioni publik britanik, BBC, i ka kërkuar falje presidentit amerikan, Donald Trump, për redaktimin e disa pjesëve të fjalimit të tij që e kishte mbajtur më 6 janar 2021, por i ka refuzuar kërkesat e tij për dëmshpërblim.

Transmetuesi tha se redaktimi i fjalimit e kishte dhënë “përshtypjen e gabuar se presidenti Trumpi kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprim të dhunshëm” dhe shtoi se nuk do ta transmetonte më programin e vitit 2024.

Avokatët e Trumpit kanë kërcënuar se do ta padisin BBC-në dhe do të kërkojnë 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse televizioni nuk e tërhet dokumentarin, nuk kërkon falje dhe nuk e dëmshpërblen presidentin.

Pasojat e skandalit e sollën të dielën dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të televizionit, Tim Davie, dhe shefes së lajmeve, Deborah Turness.

Avokatët e BBC-së i kanë shkruar një letër ekipit ligjor të presidentit amerikan si përgjigje ndaj një letre të pranuar të dielën, tha një zëdhënës i televizionit.

Televizioni e kishte pranuar letrën nga avokatët e Trumpit të dielën. Në të kërkohej “tërheqja e plotë dhe e drejtë” e dokumentarit, një kërkimfalje dhe që BBC-ja “ta kompensojë në mënyrën e duhur presidentin Trump për dëmin e shkaktuar”.

Lajme të ngjashme