Baton Haxhiu: VV-ja po e shfrytëzon familjen Jashari për ta mobilizuar partinë - NACIONALE

Baton Haxhiu: VV-ja po e shfrytëzon familjen Jashari për ta mobilizuar partinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë deklarata lidhur me VV-në dhe përdorjen siç ka thënë ai, të familjes Jashari nga partia në pushtet.

Ai ka thënë se VV-ja përdor mitin e sakrificës të jasharëve për të krijuar një narracion të ri politik.

“Këta i përvetësojnë këto ngjarje politike dhe këtë mit të Jasharëve e përdorin ekskluzivisht për me ndërtu një narracion të ri politik”.

“Funksioni i përdorimit të mitit në kontekstin e së tashmes për çka i duhet me mobilizu popullatën, etj. VV në mënyrë klasike, brutale, po e përdor mitin e sakrificës së jasharëve për të mobilizuar vetën që ata që nuk e kanë qenë pjesë e luftës me ndërtu narracionin për ngjarjen e vet”, ka thënë Haxhiu në T7.

Lajme të ngjashme