Baton Haxhiu i habitur me qëndrimet e reja të Blerim Latifit: A je ti Blerim Latifi, s'po më besohet
Gazetari Baton Haxhiu ka shprehur habinë e tij me qëndrimet e reja të profesorit Blerim Latifi.
Ai në emisionon 'Pressing' në T7, i ka thënë profesorit Latifi të ketë ndryshuar qëndrim që një kohë të gjatë dhe se nuk po e kupton shpesh në debat.
"Blerim, unë të kam lexuar edhe më herët, ti ke ndryshuar qëndrim që një kohë të gjatë, nuk po të kuptojë shpesh në debat", tha Haxhiu.
"Blerim nuk po muj me besu a je ti Blerim Latifi, sinqerisht po të them, nuk po të njohë", tha ai.
"A je ti Blerim Latifi? S'po më besohet," - iu drejtua në një rast Haxhiu, Blerim Latifit.
Nacionale kishte raportuar për ndryshimin e këtyre qëndrimeve më herët, dhe që tregonin për një trajektore tashmë të njohur të ndryshimeve të qëndrimeve si profesorë tjerë duke përfshirë Bujar Dugollin, Armend Mujën, Tomë Gashin etj.
