Bastisja e shtëpive të zyrtarëve të NPB-së, Krasniqi: Përndjekje e PSD-së - NACIONALE

Bastisja e shtëpive të zyrtarëve të NPB-së, Krasniqi: Përndjekje e PSD-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka vlerësuar si përndjekje politike bastisjet që jane kryer sot tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Krasniqi për RTV Dukagjinin, tha se shteti po mundohet ta përndjekë PSD-në.

Këta tash e kanë përdor pushtetin e tyre përmes Sveçlës në polici, për me inicu hetime, që dy vjet ka hetime, ua kanë kërku pajisjet telefonike ish-anëtarëve të kryesisë së PSD-së, anëtarëve të bordit të NPB-së. Pas pesë muajsh policia kanë shku me ba skena kishe po bastisim, në mënyrë të kundërligjshme kanë instalu mjete përgjuese në NPB, dhe kanë amrrë dokumente që para pesë muajsh ua kanë dhënë vet, nuk kanë fshehë asgjë”, tha ai.

Ndërsa sot, aksioni i Policisë në shtëpinë e Dren Kukajt, ish-kryesues i Ndërmarrjes Publike Banesore, ka nxitur reagimin e PSD-së.

Aksionin e Policisë e kanë quajtur përndjekje nga Policia.

Në konferencë do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Sot, në ora 13:00, PSD do të mbajë konferencë për media në zyrën e saj qendrore (rr.Bajram Kelmendi, Nr.68), ku do të shpalosim dëshmi të përndjekjes së policisë ndaj ish-aksionarëve të NPB-së nga rradhët e PSD-së. Në konferencë flet kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme