Bastisja e banesës së Fahri e Bahri Fazliut, Klinaku: ZPS-ja në Hagë janë të poshtër, sepse nuk ka shtet serioz - NACIONALE

Bastisja e banesës së Fahri e Bahri Fazliut, Klinaku: ZPS-ja në Hagë janë të poshtër, sepse nuk ka shtet serioz

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës se kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar bastisjen e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliut.

Ai ka vlerësuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, po vazhdon të bëj filma.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se ZPS-ja është institucion i poshtër.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. P.S ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të ngjashme