Bastiset nga EULEX-i shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së në Kodër të Trimave
Edhe një shtëpi tjetër është bastisur nga EULEX-i në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Sipas raportimit tëPaparacit, shtëpia e bastisur është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.
Më tej, ky medium raporton se sipas burimeve të tyre do të ketë edhe arrestime.
Ndryshe, ditëve të fundit me urdhër të Gjykatës Speciale janë bastisur disa loakcione dhe janë konfiskuar telefonët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
