Basketbollistja Brittney Griner shpallet fajore në Rusi për kontrabandë droge - NACIONALE

Basketbollistja Brittney Griner shpallet fajore në Rusi për kontrabandë droge

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një gjykatë ruse e ka shpallur fajtore basketbollisten amerikane, Brittney Griner për kontrabandë droge me qëllim kriminal.

Gjykatësi në gjykatën Khimki në rajonin e Moskës është ende duke lexuar vendimin, ndërkohë që gjyqtari është duke shqyrtuar faktet e çështjes dhe dëshmitarët e thirrur.

Kujtojmë se, 31-vjeçarja fituese e medaljes së artë olimpike u arrestua në një aeroport të Moskës dhe u akuzua nga prokurorët rusë se u përpoq të kontrabandonte më pak se një gram vaj kanabisi në bagazhin e saj.

Ajo u deklarua fajtore për akuzat për drogë muajin e kaluar, ndërsa në seancën përfundimtare të së enjtes, një prokuror kërkoi dënim me 9.5 vjet burg.

Senaca kundër Griner është duke vazhduar, dhe gjatë ditës pritet vendimi përfundimtar për dënimin e saj.

Lajme të ngjashme