Basketbollisti amerikan konvertohet në islam në Suharekë, hoxha thotë se të tjerë "po ikin kilometra larg" - NACIONALE

Basketbollisti amerikan konvertohet në islam në Suharekë, hoxha thotë se të tjerë "po ikin kilometra larg"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Derisa në Kosovë po ka shumë raportime, e madje edhe ironi në lidhje me konvertimet nga feja islame te ajo katolike, e kundërta ka ndodhur me një të huaj që jeton në vendin tonë.

Ai ka vendosur që të konvertohet në fenë islame. Bëhet fjalë për basketbollistin Alonzo Verge nga ShBA-ja, i cili luan për L.B Golden Eagle Ylli.

Kështu ka bërë të ditur imami Sabit Halil Gashi, i cili ka njoftuar se konvertimi nga ndodhur në Xhaminë e Bardhë në Suharekë sot.

Imami ka shkuar se ishte kënaqësi e veçantë që ta përjetosh këtë koment, duke shtuar se disa të tjerë janë duke iku kilometra larg.

Hoxha nuk ka treguar se për kë saktësisht e ka pasur kur ka përmendur kilometrat "larg" por besohet që kjo mund të jetë e ndërlidhur me konvertimet e fundit në fenë e krishterë.

Postimi i plotë:

Pershendetje te gjitheve!

Sot, me date 12.01.2024 ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke ne kete dite te bekuar xhumaje, pranoi Islamin basketbollisti i nderuar Alonzo Verge nga Amerika i cili luan per K.B. Golden Eagle YLLI.

Ishte kenaqesi e veçante te perjetosh ato momnte kur dikush shqipton Shehadetin duke degjuar nga goja jote.

Mund te themi se eshte hera e pare qe ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke, ne diten e xhuma ne prani te xhematit, te pranoje dikush Islamin.

Keshtu eshte kjo bote, dikush duhet te kaloje sa e sa kilometra qe te afrohet tek Zoti i tij, perderisa disa te tjere duke qen afer ikin dhe largohen nga Zoti i tyre me kilometra larg!

Falenderojme Zotin fillim e mbarim!

Lajme të ngjashme