Jashari për përkuljen para pllakës serbe: Edhe në të kaluarën shumë politikanë kanë rënë në situata të tilla - NACIONALE

Jashari për përkuljen para pllakës serbe: Edhe në të kaluarën shumë politikanë kanë rënë në situata të tilla

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka folur rreth nderimeve të Gardës Ceremoniale e FSK-së të që knderuan ushtarët e vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18 ndër ta edhe ushtarët serb.

Jashari tha se nuk ka qenë qëllimi të nderohen ushtarët serbë se kishin pasur ftesë nga ambasada gjermane dhe ajo franceze që garda e FKS-së të nderojë të rënët e Luftës së Parë Botërore.

Ai tha në T7 se “rreshtimi është bërë gabim”, duke e theksuar se ceremonia ka qenë vetëm për të rënët francezë dhe gjermanë.

“Garda ceremoniale nuk ka shku me i nderu ushtarët serbë. Garda ka shku me ftesë të ambasadës gjermane dhe franceze. Në pllaka janë edhe të rënet gjermanë, francezë, por edhe serbë. Kjo është e tëra”, ka thënë ai.

Komandanti i FSK-së ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh asnjëhërë, mirëpo rikujtoi se edhe në të kaluarën shumë politikanë “kanë rënë në situata të tilla”.

Krejt kjo për shkak të lapidarëve që disa prej tyre janë të rreshtuar gabim, duke e përfshirë edhe këtë te varrezat krishtere në Prishtinë.

“Për shkak të afërsive të pllakave që janë afër, ka ndodh edhe të kaluarën, kanë rënë edhe shumë liderë në këtë grackë, por nuk janë nderuar ushtarët serbë”, ka thënë ai.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 11 nëntor kur ambasada e GJermanisë dhe e Francë organizuan ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Aty shihen pjesëtarët e FSK-së edhe afër lapidarit ku përkujtohen luftëtaret serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914.

Lajme të ngjashme