Bashkëjetonte me një femër që ishte raportuar si e zhdukur, policia arreston një person në Gjakovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i njëjti bashkëjetonte me një femër e cila ishte raportuar e zhdukur.
Kjo e fundit, sipas policisë, është kthyer te familja e saj.
“Gjakovë 29.06.2025 – 00:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare, e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Viktima pas intervistimit, është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.