Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili po bashkëjetonte me një vajzë të mitur që nga viti 2021 në Vushtrri.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i PK-së:
BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEQ
Vushtrri 30.08.2022. Me datën 05.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti nga viti 2021 ka bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
