Bashkë me Kurtin, Ronaldon e Messin: Albulena Haxhiu shpërndan postim bizar fëmijëror, më pas e fshin - NACIONALE

Bashkë me Kurtin, Ronaldon e Messin: Albulena Haxhiu shpërndan postim bizar fëmijëror, më pas e fshin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë një fotografi të asistentit të Kurtit, Arianit Beqirit, në “story” të Instagramit, e ku shihet ajo, së bashku me Albin Kurtin, Glauk Konjufcën e Arben Vitinë.

Krahas etiketimit të politikanëve, në fotografi ishte etiketuar apo si njihet ndryshe “tag”, edhe dy futbollistë të njohur.

Krahas Kurtit, Konjufcës, Haxhiu, e Vitisë, në fotografi ishte etiketuar edhe Cristiano Ronaldo, e Leo Messi, dy nga futbollistët ndoshta më të mirë të historisë.

Nuk dihet se cili ka qenë intenca e këtij postimit, apo mesazhi që dëshirohej të përçohej nëpërmjet etiketimit të z.Ronaldos e z.Messit.

Ndoshta “zonja e hekurt e drejtësisë” ka dashur të bëjë një paralele mes Kurtit e Konjufcës me z.Ronladon e futbollistit argjentinas, i njohur ndryshe si “pleshti”.

Lajme të ngjashme