Basha për Kurtin: Sa herë që po e rrëzojnë, populli po e ngrit atë edhe më lart
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas nominimit të Albin Kurtit për kryeministër nga radhët e kësaj partie, duke e lidhur rikthimin e vendit në zgjedhje të reja me veprimet e opozitës.
Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk po mbahen për shkak se, sipas tij, qytetarët i kanë kërkuar ato, por për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për ta rrëzuar qeverinë dhe për ta bllokuar shtetin.
“Këto zgjedhje nuk po vijnë sepse populli i do, por sepse opozita çdo vit po gjen forma me rrëzu qeverinë e me blloku shtetin”, ka shkruar Basha.
“Nga viti 2019 po shkojmë në 5 palë zgjedhje, ku Albin Kurti gjithmonë del bindës i pari, por prapë opozita gjen çdo formë e mënyrë që ta luftojnë e rrëzojnë”, ka shtuar ai.