Basha që u dënua 25 mijë euro për shpifje, propozonte që shpifësit të shkojnë në burg me ligje të Kosovës - NACIONALE

Basha që u dënua 25 mijë euro për shpifje, propozonte që shpifësit të shkojnë në burg me ligje të Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, është dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me 25 mijë euro, të cilat i detyrohet t’ia paguaj Mustafë Graincës, ndaj të cilit shpifi me një shkrim të tij.

Basha i VV-së, do të dënohet vetëm me para dhe jo me burg, pasi shpifja nuk është e kriminalizuar në Kosovë, dhe kontestet gjykohen në kontekstin civil.

Por, ishte vet Basha që propozonte që shpifja të kriminalizohet dhe shpifësit të shkojnë në burg në Kosovë. Ai propozonte që shpifja të futej në Kodin Penal të Kosovës.

Kështu kishte shkruar ai në një postim në rrjete sociale, ku ka folur për kallëzimin penal të Flutura Kusarit ndaj Mentor Llugaliut.

Sipas Bashës, shpifja duhet të normohet në Kodin Penal të Kosovës.

“Dikur edhe vetë kam besuar që rruga civile është rruga e duhur për trajtimin e fyerjes dhe shpifjes, mirëpo duke marrë parasysh ndikimin e rrjeteve sociale dhe rritjen eksponenciale të ofendimeve dhe shpifjeve, por edhe për ta parandaluar eskalimin e mëtejshëm nga keto ofendime e bullizime, por 𝗺ë 𝘀ë 𝘀𝗵𝘂𝗺𝘁𝗶 𝘀𝗶 𝗽𝗮𝘀𝗼𝗷ë 𝗲 𝗺𝗼𝘀𝗻𝗱ë𝘀𝗵𝗸𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺ë𝗿𝗶𝘀ë 𝗻𝗴𝗮 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶 𝗶 𝗯𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁ë 𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë, atëherë unë besoj se fyerjet dhe shpifjet duhet të kriminalizohen dhe të normohen në Kodin Penal, siç dhe është në plot vende evropiane”, ka shkruar ai.

Shpifja ishte e sanksionuar me Kodin Penal deri në mes të vitit 2012.

Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës 2003/25 i parashihte shpifjen dhe fyerjen si vepra penale dhe parashihte dënime me gjobë dhe me burgim deri në 3 muaj.

Mirëpo me shfuqizimin e këtij Kodi në korrik të vitit 2012, shpifja dhe fyerja trajtohen vetëm sa i përket përgjegjësisë civile.

Lajme të ngjashme