Basha nuk dekurajohet nga hyrja e Graincës në kryesinë e VV-së në Ferizaj: “Sheshi po kundërmon si toalet”
Dimal Basha është shquar për angazhimin e tij në komunën e Ferizajt, me probleme që kishin karakter lokal. Dhe, duket se kjo nuk ka për të përfunduar edhe pas lëvizjeve të fundit në partinë ku bën pjesë.
Adelina Grainca mori pozitë të rëndësishme në Vetëvendosjen e Ferizajt, ndërsa Dimal Basha as që kandidoi në atë që u pa si poshtërim i këtij të fundit.
Basha kishte qenë mjaft kritik ndaj të afërmve të Adelina Graincës, biznesmenëve të suksesshëm nga Ferizaj.
Por, Basha fatmirësisht duket se nuk është dekurajuar që ta vazhdojë angazhimin e tij lokal. Ai së fundi ka kritikuar sheshin e qytetit në këtë komunë.
