Basha në ditën e 2 korrikut: Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim
Lulzim Basha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, u shpreh i bindur se Kosova do të jetë e suksesshme në anëtarësimin në institucionet euroatlantike.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha pretendon se Kosova ka treguar trimëri, këmbëngulje përballë disa fatkeqësive gjatë historisë së saj. Ai vazhdon duke thënë se është i bindur se proceset eurointegruese do të trajtohen me të njëjtin përkushtim.
"Sot, ndërsa Kosova përgatitet për të hedhur hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, kam bindjen se me të njëjtin përshkushtim dhe angazhim që luftuan për pavarësi, burrat dhe gratë, lidershipi i saj politik, do t’ia dalin të bëjnë realitet anëtarësimin në institucionet euroatlantike, vendin që ëndërruan ata që punuan dhe dhanë jetën për të", shkroi Basha mes tjerash.
