Basha i VV-së: Mos harroni që investimi më i madh në arsim po ndodh me këtë qeveri - NACIONALE

Basha i VV-së: Mos harroni që investimi më i madh në arsim po ndodh me këtë qeveri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth situatës në arsim.

Basha shkruan se para luftës ka pas arsimtarë që janë pagu shumë pak por kanë pasur vullnet të kontribojnë në arsimin shqip.

“Para luftës kemi pas arsimtarë e arsimtare që paguheshin ka 100 marka në muaj, dhe ato pak paga, gjithmonë i mirrnin me shumë vonesë. Përveq që s’janë pagu, ata edhe kanë sakrifiku. Çdo ditë rrezikoheshin të maltretoheshin nga policia fashiste e Millosheviçit, sepse kishin ndërtu një sistem paralel për me na mësu në gjuhën tonë shqipe! Ka qenë e dhimbshme gjendjen që vinin disa prej tyre, ku udhëtonin me kilometra këmbë e me biçiklita, pa pagesë!”, shkruan Basha.

Në asnjë moment, asnjëherë, asnjë mësues nuk ka thanë atëherë nuk vi me dhanë mësim sepse s’po me pëlqen paga, që as si kanë pas. Ua heq kapelën të gjithë atyre edukatorëve për sakrificën dhe do t’i vlerësoj gjithë jetën”, shkruan deputeti tutje.

Ai uron që nga nesër mësuesit t’i kthehen punës teksa shkrun se qeveria Kurti është qeveri që po investon më së shumti në arsim.

“Uroj që nesër mësusesit të fillojnë mësimin, sepse fëmijët mezi presin, dhe të cilët janë shumë mbrapa. Mos harroni se investimi më i madh në arsim po ndodh me këtë Qeveri, përfshi rritjen e pagave që po vie me Projektligjin e Pagave që tanimë është në procedurë!”, përfundon Basha.

Lajme të ngjashme