Basha i VV-së me kritika të rënda ndaj Liburn Aliut: Po amnistoni mafinë e betonit me ligjin që sollët në Kuvend - NACIONALE

Basha i VV-së me kritika të rënda ndaj Liburn Aliut: Po amnistoni mafinë e betonit me ligjin që sollët në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendsjes, Dimal Basha, ka kritikuar ministrin Liburn Aliu për plotësimin e ligjit për trajtimeve e ndërtimeve pa leje.

Ai kontestoi në disa pika pretendimet e ministrit Aliu.

“Tash ky ligj ndryshohet edhe i ndërrohet edhe hyrja në fuqi. Që ta zëmë, ky ligj hyn në fuqi në mars 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet deri në mars 2023... Pra, e bëjmë legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, sidomos ndërtesat.” – u shpreh në fjalën e tij z. Basha.

Deputeti pati kritika të ashpra edhe në lidhje me çmimet, 500 metra katrorë të të cilave do të legalizoheshin për 4000 euro.

“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Mendoj që qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara.”

“Puna kryesore e këtij ligji, mendoj unë është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen,” – bërtiti në foltore z. Basha.

Edhe deputetë tjerë të opozitës kritikuan ministrin Aliu për plotësimin e ligjit në fjalë.

Më pas, deputeti i VV-së i lartpërmendur u shpreh edhe se po amnistoheshin edhe nga hetimet kriminale keqpërdoruesit në fjalë.

Ndërkohë, edhe deputeti Haki Abazi pati kritika të ashpra duke i kërkuar ministrit që fjalimin e deputetit Dimal Basha ta merrte shumë seriozisht.

Lajme të ngjashme