Basha i VV-së: Albin Kurti nuk i ka marrë çelësat e shkollave në Japoni
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur rreth kritikave të opozitës për shkuarjen e Kurtit në Japoni në kohën kur në Kosovë po mbahet grevë.
Ai tha në T7 se Kurti në Japoni nuk i ka marrë çelësat e shkollës.
“Unë e pashë edhe opozitën, dul tha kryeministri në Japoni, grevat mshel. E para Albin Kurti mësues nuk është, e dyta, çelësat e shkollave me veti nuk i ka marrë”, tha Basha.
Basha është bërë protagonist ditëve të fundit për shkak të përplasjeve të tij me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. .
