Basha i ashpër me Escobarin: Të thuash nuk po e dëgjojmë Vuçiqin, e me na e shitë si favor nuk i bën nder Amerikës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka “replikuar” nga distanca me emisarin special të ShBA-ve Daniel Eskobar.
Basha ka thënë se deklaratat e Eskobar, se nuk e ka dëgjuar Vuçiqin por ka përkrahur Kosovën, nuk i bëjnë ndër Eskobarit e as Amerikës, meqenëse sipas Bashës, këto do të duhej të ishin të nënkuptueshme.
Deputet Basha është ndalur në tri çështje: Në njohjen e Kosovës nga ShBA-ja, organizimin e Zgjedhjeve në verd he anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Që të trija për deputetin e VV-së, as nuk duhet të diskutohen nga Eskobar. Anipse ky i fundit këto argumente i përdorë vazhdimisht për të treguar përkrahjen e ShBA-së për Kosovën.
E plotë:
Ka disa here që Eskobar kërkon me ia sfidu disa argumente, që po i plason si favore ndaj Kosovës, por që nuk po mundem me besu që përdoret nga një zyrtar i administrates amerikane. Megjithatë, lexoni më poshtë sa absurde tingëllojnë këto argumente!
𝐄𝐬𝐤𝐨𝐛𝐚𝐫: “Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë.”
Pse bre duhet me mendu që me dëgju një shtet kriminal është favor për Kosovën. Kjo i bie sikur me thanë, Serbia ka kërku m’i masakru krejt shqiptarët, dhe Eskobar me thane, ne ju kemi bë favor sepse nuk pajtuam me ju masakru. Pash familjen? Me shkru si arritje këtë, apo me shkru si kërkesë e cmendur e Vuciqit?
Tjetra, njohja e Kosovës shtet ka qenë korigjim i një gabimi historik, kurse intervenimi ka qenë sepse ka ndodh GJENOCID këtu, sic ka ndodh edhe në Bosnje, dhe kjo krejt në sy të botës dhe në mes të Evropës. Si shqiptar jemi masakru në 1878, 1912, 1914, 1918, 1945, 1968, 1981, 1999… dhe krejt këto duke coptu treva shqiptare, dhe në fund Amerika prinë një intervenim ku shpëtohet një popull civil i masakrum në mes të Evropës. Po du me thane që kemi pas fatin që ka qenë Clinton e jo ti, sepse dyshoj që na kishe njoft, aq më pak me intervenu.
𝐄𝐬𝐤𝐨𝐛𝐚𝐫: “Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë.” Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm.
Nuk po arrij me besu për besë që kjo shitet si arritje, thu se duhet pyet Vuciqi se cka ban Qeveria në shtetin e vet a, që Amerika vet e ka njoftë?! Po thu që na ke ba nder që nuk e ke dëgju Vuciqin për zgjedhje të ligjshme që mbahen në Republikën e Kosovës, që respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës a? A me nda medalje për këtë? Po thu nuk e kam dëgju Vuciqin me ba dicka të kundërligjshme, dhe po ia shet Kosovës si favor. Absurde!
. 𝐄𝐬𝐤𝐨𝐛𝐚𝐫: “Na ka kërku Serbia mos me leju Kosovën m’u anëtarësu në Këshillin e Evropës, por nuk e kemi dëgju!”
Kjo tregon dy sene. E para, që prapë po e përsëris nuk o nder me dëgju Vuciqin, dhe e dyta, që Vuciqi ka ba një kërkesë që përveq që është absurde, është edhe direkt shkelje e marrëveshjes që e ka nënshkru para syve të tij. Në vend se të thotë ka bë shkelje të marrëveshjes që është shkelje edhe e nenit 60 të Konventës së Vienës, kurse ky na e shet si arritje dhe favor ndaj nesh.
Edhe njëherë, me thanë nuk po e dëgjojmë një kriminel si Vuciqi, ministrin e Milloshevicit, i përfshim në krimet më makabër në krejt ish-Jugosllavinë, edhe me na e shit si favor, nuk i bën nder Eskobarit, por aq më pak Amerikës.