Basha “harron” vdekjen e njerëzve në autostradë, kërcënon Ramën: Me reformën në drejtësi ti ke me shku letra prej burgut - NACIONALE

Basha “harron” vdekjen e njerëzve në autostradë, kërcënon Ramën: Me reformën në drejtësi ti ke me shku letra prej burgut

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka injoruar vdekjen e vazhdueshme nga mospastrimi i dheut në autoritaren “Ibrahim Rugova” dhe është marrë me Përparim Ramën, i cili dje e ka kritikuar Qeverinë për papërgjegjësi.

Ai e ka kërcënuar me burgim të parin e kryeqytetit.

Në profilin e tij në Facebook, Basha ka shkruar se pas reformës në drejtësi ai do të shkruan letra nga burgu.

“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”, ka shkruar Basha.

Lajme të ngjashme